Seria A starton më 15 gusht
Liga e futbollit në Itali ka bërë të ditur datat për sezonin e ri futbollistik 2013/2014. Serie A do të startojë zyrtarisht më datë 25 gusht për të përfunduar më 18 maj të vitit 2014, pak më herët se zakonisht duke qënë se vitin e ardhshëm zhvillohet dhe kampionati botëror. Në total në mesjavë gjatë gjithë sezonit do të luhen tre javë, të mërkurën e 25 shtatorit, 30 tetorit dhe 26 marsit të 2014-tës.Gjithashtu janë parashikuar dhe katër data pushimesh, më 8 shtator, më 13 tetor dhe 17 nëntor, si pasojë e impenjimeve të ekipeve kombëtatre dhe më 29 dhjetor për festat e fundvitit. Kampionet e Italisë do të kenë sërish një detyrë të vështirë edhe këtë sezon pasi atyre u duhet të mbrojnë titullin kampion ashtu siç bënë edhe në sezonin e kaluar për të siguruar titullin e tret radhazi.Ndërsa skuadrat e tjera do të bëjnë të pamundurën që të ulin Zonjën e vjetër nga froni. Për të bërë një gjë të tillë ata duhet të bëjën ndryshime të mëdha në merkato pasi Juventusi në krahasim me ta e ka bërë tashmë goditjen e parë të madhe që quhet Karlos TevezNdërkohë përsa i përket Kupës së Italisë, finalja do të luhet të shtunën e 3 Majit 2014, duke hedhur poshtë kështu hipotezën e zhvillimit të finales më 16 Prill.Turni i parë eliminator I këtij turneu do të nisë të dielën e 4 Gushtit, ndërsa faza e 1/8-ve do të zhvillohen të enjten e 9 Janarit 2014 dhe çerekfinalet më 22 Janar. Gjysëmfinalet janë parashikuar të luhen në datat 5 dhe 12 shkurt ndërsa Superkupa e Italisë siç është bërë e ditur dhe më parë do të luhet në Romë më 18 Gusht. Në ditet e ardhshme pritet të mësojmë edhe kalendarin e kampionatit Italian për sezonin 2013-2014.