Nis merkato te Real nën urdhërat e Anchelotit
Ardhja e Anchelotit në pankinën e Real Madrid ka bërë që disa nga objektivat e kryeqytetasve në merkato të ndryshojnë.Paraqitja e mirë e brazilianit Paulinjo me kombëtaren e tij në Kupën e Konfederatave, ka bërë që mesfushori i Seleçaos të përfundojë nën radarët e teknikut italian si një nga përforcimet e mundshme për skuadrën e re që do të drejtojë. Paulinho duket se ka kaluar emri i parë i listës së dëshirave të Carlo Ancelottit, ndonëse për ta veshur me bluzën "Los Blancos" mesfushorin e kombëtares së Brazilit, Reali duhet të mposhtë konkurrencën e disa klubeve europiane, si të Inter, Roma dhe të Tottenham.Sipas mediave spanjolle bëhet e ditur se menjëherë pasi Ancheloti nëshkroi për "Galaktikët", u ka kërkuar drejtuesve të skuadrës të nisin menjëherë kontaktet me drejtuesit e San Paulos për blerjen e kartonit të mesfushorit.Për të kënaqur trajnerin italian, presidenti Florentino Perez, është gati të shpenzojë plot 23 milionë euro për 24-vjeçarin e Sao Paulos, duke kaluar në këtë mënyrë me 3 milionë euro ofertën e Spursave apo edhe skuadrave të tjera.Një tjetër lajm që vjen nga mediat britanike është arritja e marrëveshjes personale me sulmuesin e Liverpulit, Luis Suarez. Sipas "Daily Star", uruguajani ka diskutuar privatisht me drejtuesit e Realit, që po përgatiten për një ofertë e cila kap shifrën e 47 milionë eurove. Një shumë e lartë kjo që ka tunduar jo pak drejtuesit e Liverpul. Suares është një dëshirë e Anchelotit edhe kur ky i fundit drejtonte PSG, ndaj blerja e bomberit të Redsave është një dëshirë e madhe e vetë trajnerit italian.Edhe pse Suares ka oferta edhe nga Italia, dëshira e tij për Madridin është një avantazh për Galaktikët që kërkojnë sa më shpejt ta bëjnë pjesë të tyre. Menaxheri i lojtarit Pere Guadiola, i vëllai i ish teknikut të katalanasve, po punon intensivisht për mbylljen e marrëveshjes me madrilenët në një kohë sa më të shkurtër. Ndërsa sipas "Tuttomercatoëeb.com", në listën e shpenzimeve të Florentino Perez janë edhe dy yje të Premier Leagues, Gareth Bale dhe Wayne Rooney. Orët e ardhëshme pritet të jenë deçisive për merkaton e madrilenëve tashmë nën drejtimin e Ancelotit.