Arsenali pritet të zyrtarizojë dy goditjet e para, Julio Cesar dhe Higuain
Skuadra e Arsenalit mbetet një nga skuadrat e pakta në Premier Ligë që akoma nuk ka blerë deri tani asnjë lojtar edhe pse thuhet se ka arritur një marrëveshje me sulmuesin argjentinas Higuain. Skuadra e teknikut dhe njëkohësisht menaxherit të Topçinjve Arsene Venger ndryshimet e para duket se do ti filloj me blerjen e një portieri.Gardiani i kombëtares së Brazilit, Hulio Sezar sipas të gjitha gjasave do të jetë goditja e parë e Arsenal në këtë merkato verore. Portieri i Kuins Park Renxhers sipas mediave ka arritur marrëveshje me Arsenalin ndërsa pritet vetem zyrtarizimi i kësaj marrëveshje mes palëve. Arsenali i ka ofruar një pagë prej 75 mijë paundësh në javë çka duket se ka kënaqur edhe shijet e ish portierit të Interit.Sipas Tabloidit “The San” kalimi i Hulio Sezar në radhet e Topçinjve pritet të kompletohet mënjëherë pas finales së Kupës së Konfederatave ku Brazili i tij pret në finale kombëtaren iberike.Po gjatë kësaj periudhe pritet të zyrtarizohet edhe marrëveshja e arritur me argjentinasin Higuain. Sulmuesi i Real Madrid ka dhënë ok e tij për të kaluar te Arsenal ndërsa pritet që kjo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. El Pipita shihet në Londër si zëvendësuesi ideal i holandezit Robin van Persi i cili u largua 1 vit më parë nga Topçinjtë drejt United.Vendi i lënë boshë nga bomberi tulipan dhe që deri më tani nuk u zëvendësuar denjësisht nga asnjë prej sulmuesve që Venger kishte në dispozicion do të zëvendësohet pikërisht nga bomber argjentinas Higuain.Me dy blerje të tillë Arsenal pritet të kompletojë dy reparte të rëndësishme dhe problematike në sezonin që lamë pas. Sezar ka treguar se mund të mbajë peshën e gardianit të portës ndërsa Higuain pritet të jetë njëriu gol për skuadrën e Venger në sezonin e ri futbollistik pavarësisht mospasjes së ekperiencës në kampionatin anglez