Del Bosque dhe Iniesta: Brazili favorit për të fituar Kupën e Konfederatave
Finalja mes Brazilit dhe Spanjës do të luhet nesër por deklaratat nga kampet respektive vazhdojnë ti japin tonin e duhur kësaj përballje që pritet me interes të madh nga të gjithë.Tekniku i Spanjes Visente Del Boske ka minimizuar shanset e Spanjës për të fituar finalen e Kupës së Konfederatave përballë Brazilit. Iberikët prenotuan finalen pasi mundën 7-6 me penallti Italinë, në fund të 120 minutave të lodhshëm të mbyllur në barazimin 0-0. Kjo lodhje dhe fakti që spanjollët luajtën një ditë pas Brazilit, ka shtyrë Del Bosken të besojë se brazilianët janë favoritë."Brazili është favorit. Ajo kombëtare ka fituar 5 Kupa Bote, 3 Kupa Konfederatash. Ne do të përballemi me këtë skuadër në "Marakana" dhe përballë tifozëve të shumtë brazilain çka i favorizon më shumë ata të jenë fitues të këtij trofeu. Gjithsesi në do të bëjmë detyrën tonë por Brazili ka më shumë shanse se sa ne për të triumfuar" deklarojë tekniku u Iberikëve Del Boske.Edhe për fantazistin e kombëtres Baske Andres Iniesta Brazili është favorit për fitoren në finalen e Kupës së Konfederatave pasi luan në një stadium legjendar, përballë mijëra tifozëve brazilianë. Por mesfushori spanjoll është gjithashtu i mendimit se kjo situatë mund të ndihmojë më shumë Spanjën, si mënyrë motivimi për këtë ndeshje."Ata janë favoritë për shkak se luajnë në shtëpi dhe kanë pas krahëve me dhjetëra mijëra persona që do t'i mbështetin gjatë ndeshjes. Por këtë faktor ne duhet ta kthejmë në avantazh. Nuk ka arritje e sukses më të madh sesa të mundësh Brazilin në stadiumin e vet", u shpreh mesfushori.