Scolari dhe Perreira: Ti japim fund epokës së Spanjës
Kombëtarja e Brazilit ka marrë një detyrë të rëndësishme në kompetcionin e Kupës së konfederatave. Në brazil të gjithë janë të bindur se do të jenë pikërishta ata që do ti japin fund periudhës së dominimit të Spanjës në futbollin botëror.Selecao dhe Furia e Kuqe do të diskutojnë finalen e Kupës së Konfederatave e cila pritet të jetë një spektakël më vete duke iu referuar lojës argëtuese që paraqesin të dy skuadrat. Si trajneri aktual i Barazilit Skolari ashtu edhe zëvendës trajneri Perreira ndajnë të njëtin mendim që ata do të udhëheqin Brazilin drejt thyerjes së kampionëve në fuqi të botës dhe Europës.Felipe Skolari i cili udhëheqi kombëtaren e Seleçaos në fitimin e botërorit në vitin 2002 tha se: "Ka ardhur koha që ne tu tregojmë të gjithve se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Spanja ka treguar në këto vitet e fundit se di të luaj futbollin më të bukur në planet. Por ne nesër do tu tregojmë të gjithëve se ata nuk janë të pathyeshëm. Synymi jonë është që të arrijmë një shpirt i lartë gare, dëshira për fitore dhe përqendrim maksimal gjë të cilat nuk na kan munguar në këtë kompeticion”.Ndërsa zëvendësi i tij Perreira trajneri që udhëhoqi Brazilin në triumfin e Kupës së Botës në vitin 1994, mendon se përfaqësuesja e tij duhet ta ndjekë shembullin e Italisë në gjysmëfinale për të arritur një rezultat pozitiv ndaj Spanjës."Është koha t'i jepet fund epokës së Spanjës. E dimë se Italia zhvilloi një gjysmë të parë të bukur ndaj Spanjës, duke dëshmuar se me vullnet, përkushtim dhe inteligjencë mund të mposhtet një nga skuadrat më të mirë të viteve të fundit. ne synojmë të rikthehemi në majat e futbollit botëror dhe për të arritur këtë gjë duhet të mundim ekipin e momentit, kampionët në fuqi të botës dhe Europës", ka përfunduar deklaratën e tij Parreira.