Prandeli: Kundërshtari i vështirë, por ne do të bëjmë maksimumin
Në prag të sfidës kundër Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave, tekniku i Italisë, Çezare Prandeli, shpjegon se si do të përballojë lojën spektakolare dhe të kampionëve në fuqi të Botës dhe Europës.Numri 1 i pankinës së të kaltërve, përveç Iberikëve duhet të përballojë edhe mungesën e yllit të skuadrës, Mario Balotelit:"Pa Marion, do të duhet të luftojmë edhe më shumë në sulm. Kemi lojtarë me karakteristika të ndryshme për ta zëvendësuar, por mungesa e tij është shumë e madhe. Do të vendosim në fund se kush do të jetë zëvendësuesi i tij, por besoj se kushdo që të jetë do të bëjë maksimumin", u shpreh numri 1 i pankinës së Axurrëve.Sot Italia do të luajë gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave ndaj Spanjës dhe Prandelli e sheh shumë të vështirë këtë takim për faktin se skuadra e tij do e ketë të vështirë të qarkullojë topin kundër një ekipi i cili e ka në traditë një gjë të tillë."Kur luan kundër Spanjës duhen dy topa në fushë, sepse është e vështirë t'i heqësh topin nga këmbët. Janë skuadra më e mirë në botë jo vetëm për rezultate por edhe me lojën që pareqesin. Duhet një përgatitje e lartë për të përballuar lëvizjet e tyre dhe qarkullimin e vazhdueshem të topit. Nëse ne arrijmë tu heqim atyre armën më të forte, atëherë mundësia për të fituar do të jetë më e madhe. Ne po punojmë shumë në këtë aspekt dhe besojë se sonte do të bëjmë më të mirën e mundshme", theksoi Prandelli i cili për këtë takim do të rekuperojë Montolivon dhe Pirlon.Kombëtarja e të kaltërve ka humbur një vit më parë finalen e Europianit pikërisht ndaj iberikevë, ndaj dhe ky takim shihet më shumë si një hakmarrje për Italianët të cilët pavarësisht koshiencës për forcën e kundërshtarit, kërkojnë një fitore për tu ndeshur sërish me Brazilin në finale dhe për tu hakmarrë për humbjen e pësuar në fazën e grupeve.