Arrihet marrëveshja Morati-Thohir, indoneziani merr 40% të aksioneve
Pas dështimit në sezonin e kaluar te skuadra e Interit po filllon një epoke e re e cila do të mbështetet fuqishëm nga miliardat e manjatit Indonezian Erik Tohir. Sipas asaj që shkruan e përditshmja më e madhe sportive në Itali "La Gazzetta dello Sport", Massimo Moratti ka pranuar 120 milionë eurot e Erick Thohir edhe pse ky i fundit me këtë shumë nuk do të ketë të gjithë Interin.Marrëveshja mes palëve ka ardhur tashmë dhe indoneziani fillimishtë do të ketë 40% të aksioneve që do të vijnë duke u rritur nga viti në vit derisa klubi Zikaltër të jetë krejtësishtë në duart e manjatit indonezian.Por 120 milion eurot e para të ardhura nga Miliarderi Tohir në adresë të skuadrës së Interit do të përdorën në merkato dhe emrat për të cilët do të punohet janë përcaktuar tashmë. Dy nga lojtarët më në formë të zikaltërve në edicionin e kaluar Samir Handanoviç dhe Fredy Guarin janë cilësuar si të pashitshëm për drejtuesit e klubit, ndërsa kërkohen edhe përforcime të tjera që do ti japin një tjetër pamje kësaj skuadre. Interi kërkon rikthimin mes më të mirëve të Seria A dhe për të arritur këtë fakt duhet të punojë shumë në merkato për ti vënë teknikut Maxarri lojtaret e nëvojshëm në dispozicion.Një nga emrat që aksioneri i ri i zikaltërve kërkon të ketë në skuadrën e Interit është një rikthim i mundshëm me ngjyrat zikaltër të regjizorit Italian Andrea Pirlo. Truri i skuadrës së Juventusit për momentin duket se do të jetë goditja e parë e indonezianit në këtë merkato.Më pas vijnë edhe emra të tjerë që zikaltërit prej kohësh kanë shprehur pëlqimin e tyre. Një prej tyre është mesfushori i Kaliarit Nianggolan që sezonin e shkuar ka bërë një paraqitje të shkëlqyer siçilianet. Në listën e zikaltërve ndodhen e edhe emra të tjerë të njohur si Isla i Juventusit, Noçerino IiMilan apo edhe talente si Dragoviç që ka shkëlqyer në Europa Ligë me ekipin e Bazel. Ardhja e Tohir në stafin drejtues të Interit duket se do të shoqërohet me një ndryshim të madh që kjo skuadër pritet të bëjë në këtë merkato verore.