Brazili mund Uruguain dhe pret kundërshtarin në Finale
Viti i largët 1950, ku Brazili mundej nga Uruguai për Kupën e Botës, mbetet vetëm një kujtim për Seleçaon, pasi në Belo Horizonte, djemtë e Skolarit kanë mundur 2-1 Uruguajin duke siguruar një tjetër finale, të Maracanas për Kupën e katërt të Konfederatave.Scolari dhe Tabarez nuk i kursejnë emrat në fushë, duke hedhur të gjithë yjet që kanë në dispozicion dhe në fakt takimi është një rivalitetit tipik amerikano-jugor, ku përplasjet fizike ndërthuren me spektaklin e dhuruar nga Nejmar me shokë në një krah, dhe Kavani e Suarez në krahun tjetër.Gjithsesi protagonist në minutat e para bëhet gjyqtari kryesor në minutën e 14-të, kur akordon një 11-metërsh në favor të Uruguajit. Forlan ka shansin të bëjë të heshtë Bello Horizonten, por Hulio Sezar kthehet në heroin e mbrëmjes duke pritur penalltinë. Brazili merr zemër por përpos qarkullimit të topit vizitat në portën e Musleras janë të pakta. Pak para përfundimit të pjesës së pare, Neymar shfaqet rrezikshëm në zone, ku topi i goditur prej tij kthehet në një assist për Fred që dërgon topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin ekipit të Seleçaos .Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Brazilit, ndërsa e dyta është një spektakël më vete. Edinson Cavani ndez sfidën në minutën e 48-të, kur Thiago Silvën bën një gabim duke i dhënë një asist sulmuesit të Napolit që nuk e mendon dy herë për të mposhtur Hulio Sezar. Brazilianët shokohen disi duke rrezikuar të pësojnë edhe golin e nokautit në minutën e 79-të. Cavani përpak sa nuk përsërit me përpikmëri historinë e 63 viteve më parë, kur në të njëjtën minutë sheh topin ti devijohet për pak centimetra në goditje këndi. Gjithsesi lamtumira e Uruguajit nga ky kompeticion vjen sërish nga këmbet e arta të talenti Neymar. Ky i fundit harkon në mënyrë perfekte në zonë duke gjetur Paulinjon që shënon golin e fitores për të besuarit e Skolarit. Talenti katalanas edhe pse nuk arrin të shënojë sërish, udhëheq skuadrën drejt fitores me dy assist për gol. Rezultati 2-1 i mjafton Brazilit për të arritur në tre edicione radhazi në finalen e këtij kompeticioni.