Neymar: Fitojmë ndaj Spanjës më shumë gola

Nëse ndokush ka pasur dyshime për paraqitjet e Neymar, i ka mjaftuar të shohë Kupën e Konfederatave për të vërtetuar se braziliani po kalon një formë të shkëlqyer. Sulmuesi që u shpall "Lojtari më i mirë" për tre ndeshjet në grup dhe ishte vendimtar me lojën e tij në ndeshjen kundër Uruguait, tashmë është kthyer në yllin që priste çdo tifoz i Brazilit. Talenti brazilian i futbollit që sezonin e ardhshëm do të luajë me Barcelonën e madhe ka mahnitur të gjithë me spaktaklin e dhuruar në fushën e blertë duke u shndërruar shumë shpejt në njeriun kuç të kombëtaresë së Seleçaos.Në një intervistë para finales së madhe Brazil-Spanjë që do të luhet nesër ylli brazilian ka theksuar se: "E diela është një ditë historike për futbollin, për shkak të cilësisë së dy kombëtareve. Tani mund ta pranoj se kjo është finalja që shpresonim të gjithë. E gjithë bota kërkonte një ndeshje Brazil-Spanjë, dhe tani jemi këtu për të dhuruar spektaklin që të gjithë presin. Jemi dy kombëtare që duam të luajmë një futboll të bukur. Kjo është ndeshja që çdo futbollist ëndërron ta luajë", ishin fjalët e sulmuesit.Në këtë takim, Neimar do të ketë një mbulim të rreptë nga ata që do të jenë shokët e tij të ardhshëm te skuadra e Barcelonës."Është një kënaqësi të luaj kundër shokëve të mi të ardhshëm, do të jetë shumë emocionuese. I uroj fat, por jo për këtë ndeshje", ishte batuta e brazilianit mes të qeshurave në sallë. "Admiroj shumë lojtarë prej atyre që do të kem si kundërshtare. Ksavi, Iniesta, Pedro, Pike, Serxhio Ramos e të tjerë. Kjo Spanjë ka shumë cilësi dhe është një nga skuadrat që luan futbollin më të bukur në grup. Ata merren vesh me njëri tjetrin me sy mbyllur dhe kjo është për tu përgëzuar ", tha sulmuesi Brazilian në konferencë për shtyp.Në fund Neymar dha e dhe parashimin e tij për ndeshje. "Nuk mund të them saktësisht se si do të përfundojë por një gjë është e sigurt shumë gola për ne dhe asnjë për Spanjën".