Prezantohet Tevez, Juventus i jep numrin 10-të

Argjentinasi Karlos Tevez është goditja më e madhe e Juventusit në këtë merkato verore deri më tani.Pasi kishin arritur një marrëveshje me Sitin dhe vetë lojtarin, drejtuesit e skuadrës bardhezi kanë bërë edhe prezantimin e lojtarit në ambientet klubit të Zonjës së Vjetër. Sulmuesi argjentinas, goditja më e fundit e merkatos së Juventus, ka zbritur dje në aeroportin e Malpensas në Milano ku u prit nga rreth 200 tifozë juventinë, të cilët kishin dalë të prisnin bomberin e tyre të ardhshëm.Më pas Tevez mbërriti në Torino ku iu nështrua kontrolleve mjekësore për të firmosur pastaj kontratën me klubin bardhezi. Ai doli për të përshëndetur tifozët e "Zonjës" ku zbuloi edhe fanellën e tij të re: Argjentinasi do të mbajë numrin 10 që më parë e ka mbajtur kapiteni legjendar Alessandro Del Piero.Në prezantimin e Tevez kanë kanë qenë të pranishëm drejtuesit më të lartë të skuadrës së Juventusit si presidenti Andrea Anjeli, drejtori sportiv Marota të cilët e kanë cilësuar këtë goditje si një nga më të mirat dhe jo shumë të kushtueshme që Juventusi ka arritur të sigurojë në këtë merkato verore.Ardhja e Tevez në Torino ku do të luajë për tre vitet e ardhëshme me kampionët e Italisë, ka rritur shumë entuziazmin te kjo skuadër e cila pretendon tashmë të bëjë një performancë të shkëlqyer edhe në arenen ndërkombëtare.Tevez ka bërë edhe deklaratën e tij të parë si Juventin. Ai u shpreh shumë i lumtur që do të jetë pjesë e Juventusit dhe projektit madhor të kësaj skuadre. "ndihem shumë i lumtur që ndodhem këtu në këtë pritje madhështore. Tani e kuptojë më shumë se kurrë përse Juventusi insistoi më shumë se Milan për të më marrë në skuadër. Shpresoj dhe besojë që me këto ngjyra të fitojë sa më shumë trofe për vete dhe për ju të gjithë pasi e meritoni". Ishin këto fjalët e para të Apashit Argjentinas si juventin.Tevez do të ketë një detyrë të madhe të juventusi pasi do të mbaje mbi supe numrin 10 atë të një prej legjendave të kësaj skuadre, Aleks Del Pieros.