Tekniku Del Bosque: Italia e uritur, të ruajmë përqëndrimin
Në prag të gjysmëfinales kundër Italisë, trajneri i Spanjës, Visente del Boske, është munduar t'i mbajë të karikuar lojtarët e tij pasi synon që të fitojë një tjetër trofe të rëndësishëm në krye të furisë së kuqe pas dominimit në futboll në këto vitet e fundit. Tekniku iberik është i bindur se djemtë e tij mund të mundin çdo kundërshtarë ndaj ruajtja e përqëndrimit është thelbësore që një skuadër të arrijë objektivat.Në deklaratën e tij para ndeshjes, numri 1 i kampionëve të Botës dhe Europës ka deklaruar se: "Italia është një nga skuadrat më të forta në botë. Lojtarët e mi nuk duhet të mendojnë se do jetë një ndeshje si ajo e finales së Europianit, ku fituam bindshëm. Këtë herë italianët do kërkojnë të marrin hak për atë humbje dhe do japin maksimumin e tyre në fushën e lojës. Duhet të jemi maksimalisht të kujdesshëm dhe të mos mendojmë se do e kemi të lehtë në këtë gjysmëfinale", - nënvizoi Del Boske.I pyetur për një finale të mundshme kundër Brazilit, ai u përgjigj: "Mjaft folët për Brazilin apo për finalen. Ne jemi akoma në gjysmëfinale dhe nuk e dimë nëse do arrijmë të kualifikohemi për më tej. Duhet të kalojmë Italinë pastaj të mendojmë për finale dhe Brazilin. Ne jemi këtu për të fituar dhe për të arritur një gjë të tillë nuk duhet parë çfarë bën kundërshtari por sa mundësi ke ti që të mundësh atë."Ndërsa në lidhje me mungesen e Balotelit tekniku spanjoll u shpreh se: "Është një armë më pak për ata dhe forcë më shumë për ne. Baloteli është një talent i futbollit ndërkombtar, ndaj mungesa e tij do të jetë një mungesë e madhe për ata pasi ne jemi të përgatitur për çdo gjë", përfundoi tekniku iberik i cili kërkon të vazhdojë dominimin në futbollin botëror pa marrë parasysh kundërshtarin e radhës.