Messi dhe i ati para gjyqit më 17 Shtator
Gjykata e qytezës Gava, do të nisë seancën gjyqësore në dëm të Lionel Messit dhe babait të tij, Jorge, për evazion fiskal.Institucioni gjyqësor e pranoi akuzën e dorëzuar nga prokuroria, e cila e akuzon numrin 10 të Barcelonës për evasion fiskal me vlerë rreth 4 milionë euro në vitet 2006 deri në 2009-ën, ku mendohet se nuk kanë deklaruar shumë nga të ardhurat e përfituara nga të drejtat e shfrytëzimit të imazhit.Seanca e parë ku duhet të dëshmojnë edhe të akuzuarit do të zhvillohet në datën 17 Shtator, që përkon edhe me ditën e parë të ndeshjeve të fazës së grupeve në Champions League. Sipas raportit të hartuar nga organi i akuzës, familja e futbollistit argjentinas ka vepruar kundër ligjit spanjoll, duke tentuar të fshehë të ardhurat pasi shumën e fituar e ka futur në një bankë uruguajane dhe në një tjetër bankë në ishujt Belize.Në hetimin e saj, prokuroria ka shkuar edhe më tëj duke zbuluar se Messi dhe babai i tij kanë bashkëpunuar me disa shoqëri me qendër në Britaninë e Madhe dhe Zvicër, për të evituar lënien e gjurmëve në sistemin fiskal spanjoll.