Spektakël dhe gola në Italia fiton me vështirësi ndaj Japonisë
Gola, spektakël dhe përmbysje!Sfida mes Italisë dhe Japonisë dhuroi gjithëçka në ndeshjen e dytë të. "Axurrët" e nisin në mënyrën më të keqe të mundshme por në fund nënkampionët e Europës thonë fjalën e tyre. Italia arrinë të mundë me shumë vazhtirësi Japoninë me rezultatin 4-1 dhe kalon menjëherë në gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave.Japonia dominoi takimin, sidomos në pjesën e parë. Pas një mori rastesh në fillimin e lojës, Aziatikeët arrijnë të kalojnë shumë shpejtë në avantazh të dyfishtë. Honda me penallti dhe Kagaua, çoi rezultatin në 2-0 që në 33 minutat e para. Më pas Italianët fillojnë të zgjohen dhe 4 minuta nga përfundimi i 45 minutave të para është Daniele De Rosi, që shkurtoi diferencën me një gol me kokë duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjeve me rezultatin 2-1 për Aziatikët.Në fillimin e fraksionit të dytë të lojës, një autogol i Uçida bën që të besuarit e Prandelit të barazojnë rezultatin. Ndërsa dy minuta më vonë është Baloteli që me anë të një 11-metershi arrin të kthejnë çuditërisht takimin në favor të Italisë. Pas disavantazhit, Japonia nuk dorëzohet, dhe krijon raste të panumërta para portës së mbrojtur nga kapiteni Bufon. Në minutën e 69-të, Okazaki gjen golin e barazimit dhe nga ai moment në fushë ekziston vetëm Japonia, që detyron Bufon të shpalosë talentin tij për të ruajtur të paprekur përsëri portën e të kaltërve. Kur dukej se japonezët po i shkonin më afër gjetjes së golit të fitores, 4 minuta para fundit të ndeshjes është Xhovinko që gjen golin e fitores dhe çon në qiellin e 7 tifozët Italian, për ti dhënë ekipit suksesin 4-3 dhe tifozëve një emocion të veçantë që zgjati nga minuta e parë deri në të fundit. Pas kësaj fitore, Italia dhe Brazili do të përballen me njëra tjetrën në ndeshjen e fundit të grupit A, ndërsa kanë arritur të sigurojnë kualifikim për në fazën tjetër.