Real Madrid në sulm për talentet Bale dhe Isko, Cavani qëndron në pritje
Në pritje të zyrtarizimit të Anchelotit pas lajmeve se Kapelo do të nënshkruajë me PSG, drejtuesit e Real Madrid po projektojnë merkaton për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e "Galaktikëve” janë hedhur sërish në sulm për të siguruar dy blerjet e para. Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “AS”, presidenti i madrilenëve, Perez, po kërkon që të mbyllë sa më shpejtë këtë goditje të madhe dhe të dyfishtë.Kostoja e operacionit për të sjellë në Madrid dy talente të futbollit të ardhshëm është shumë e lartë. Londinezët e Totenham nuk dëshirojnë të heqin dorë nga ylli i tyre i skuadrës, nëse oferta për të vjen më poshtë se 100 milion euro. Ky duket se do të jetë çmimi përfundimtar që drejtuesit e “Spërsave”, kanë vendosur për 23-vjeçarin uellsian. Perez kërkon të nënshkruaj me një tjetër lojtar të madh në arenën ndërkombëtare dhe për Beil, ai duket se është i gatshëm të bëjë çmendurinë më të madhe të kësaj merkatoje.Ndryshe nga situata për të marrë shërbimet e Beil, ajo për talentin spanjoll duket disi më pak e kushtueshme. Drejtuesit madrilen kanë gati 30 milion euro për kartonin e sulmuesit të Malagës, por këta të fundit kërkojnë të paktën 35 milion euro për kartonin e yllit të tyre. Diferencat mes kërkesës dhe ofertës për talentin iberik nuk janë një diferencë e madhe, ndaj dhe blerja e Iskos mund të jetë goditja e parë e kryeqytetasve spanjoll. Nëse do të arrihen këto marrëveshje, atëherë madrilenët do të hyjnë në histori për shpenzimin e 135 milion eurove vetëm për dy lojtarë.Duke parë çmimin e lartë të uellsianit Beil, madrilenët nuk kanë lënë pas dore edhe alternativën tjetër, blerjen e Edison Kavanit."El Matador kushton rreth 60 milion euro që së bashku me Iskon kapin një shifër më të vogël se ajo e Beil vetëm, ndaj dhe alternativat më të mundshme janë që në Madrid të përfundojnë dyshja Cavani-Isko.