Brazil – Meksikë, formacionet e mundëshme
Organizatorja e Kupës së konfederatave, Brazili, pasi ka fitur ndeshjen e parë ndaj Japonisë me rezultatin e pastër 3-0, kërkon të përsërisë të njëjtën gjë edhe sonte në ndeshjen e dytë të grupit A.5 herë kampionët e botës do të përballen me Meksikën në “Fortaleka” me synim marrjen e tre pikëve të dyta në grup, që u siguron atyre kalimin në fazën tjetër. Pritshmëritë që kombëtarja e Seleçaos të arrijë një gjë të tillë, janë shumë të mëdha. Nga ana tjetër, Meksika kërkon pikët e para në grup pas humbjes me Italinë, për ta bërë më interesant dhe më të forta ndeshjet e fundit të grupit.Në përballjen e mbrëmjes së sotme, trajneri i Brazilit, Skolari, pritet të hedhë në fushën formacionin 4-2-3-1.Në portë: Hulio Sezar, në mbrojtje: Marcelo, David luiz, Tiago Silva dhe Dani Alvesh, në mesfushë 2-shja para mbrojtjes do të jetë: Luis Gustavo dhe Paulinjo, ndërsa treshja Oskar Nejmar dhe Hulk pritet të jenë mbështetësit kryesorë të sulmuesit të vetëm në repartin e avancuar, Fred.Nga ana tjetër, trajneri i Meksikës, Hoze Manuel De La Torra, pritet ta nisë ndeshjen me formacionin 4-3-2-1.Në portë: Korona, në mbrojtje : Akuinjo ,Flores, Moreno dhe Rodrigez, ndërsa në qendër të mesfushës do të jenë: Salsido, Zavala dhe Torrado, në sulm dyshja Guardado dhe Dos Santos do të jenë dy mbështetësit kryesor të bomberit të United, Hernandez.Ndeshja do të luhet në orën 21:00 dhe pritet një numër i lartë shikuesish pavarësisht protestave të shumta që po ndodhin në Brazil.Kompanitë e basteve në këtë takim favorizojnë vendasit duke e kuotuar fitoren e tyre me koefiçentin 1.45, barazimi 3.85, ndërsa fitorja e Meksikës kuotohet me koefiçentin 7.3