Juve ultimatum Tevez, 48 orë për të kthyer përgjigje përfundimtare
Vetëm 48 orë dhe asnjë sekondë më shumë. Ky është ultimatumi i Juventus për Manchester Cityn dhe sulmuesin Carlos Tevez.Sot në mëngjes, drejtori bardhezi, Giuseppe Marotta, ka udhëtuar me një avion privat drejt ishullit Britanik për të diskutuar përfundimisht me Drejtuesit e Qytetarve dhe vetë sulmuesin Tevez për transferimin e tij drejt Seria A. Sipas “Sport Mediaset”, bëhet e ditur se drejtuesit e Juventusit kanë bërë tashmë të qartë se në rast të një përgjigjeje negative nuk do të ketë më asnjë vazhdimësi.Portali italian "Sport Mediaset" bën të ditur gjithashtu se vetë Marotta ka marrë garancinë e një takimi kokë më kokë me drejtorin sportiv të Mançester Sitit, Ferran Soriano, me të cilin janë hedhur edhe bazat financiare. Juventusi do paguajë 10 milionë euro neto që këtë verë, si dhe 2 milionë të tjera bonuse, nëse kampionët e Italisë do të sigurojnë kualifikimin e drejtpërdrejtë në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.Ndërkohë, me Tevez akordi tashmë është gjetur, 6 milionë euro neto në sezon për 3 vjet, plus bonuse deri në 2 milionë euro. Përveç akordit të fshehtë të arritur tashmë me argjentinasit, Juventus është hedhur së fundmi në sulm për ti shkëputur Borusias së Dortmundit mesfushorin e talentuar, Gyndogan. Nënkampionët e Europës për klube janë gati ta lënë të lirë talentin e tyre për 25 milion euro.Për të arritur këtë objektiv dhe atë të argjentinasit, ardhezinjtë duket se do të sakrifikojnë dy lojtarë. Bëhet fjalë për mesfushorin Markizio dhe sulmuesin Malazez Vuçiniç. Sipas mediave italiane thuhet në orët e ardhëshme një staf drejtues nga klubi i Manchester Unitet do të zbarkojë në Torino për të folur rreth mundësisë që mundësisë së transferimit të dy bardhezinjve te skuadra e Djallit. Përveç Manchester Unitet, për Markizion interesohet edhe skuadra e Monakos, ndërsa për Vuçiniç një interes të lartë ka shprehur skuadra e Barcelonës.Ardhjet e Tevez dhe Gyndogan në skuadrën bardhezi do të bënin të detyrueshme largimin e dy lojtarëve të rëndësishëm, ku më të mundshmit janë mesfushori italian dhe bomberin malazez.