Don Fabio pritet të zyrtarizohet trajneri i ri i PSG

Nuk do të jetë Andre Villas Boas trajneri i ri i skuadres së PSG për sezonin e ardhshëm por tekniku i mirënjohur, Fabio Kapelo.Strategu italian që aktualisht drejton kombëtaren e Rusisë, do të jetë trajneri i kryeqytetasve francez në sezonin e ardhshëm. Lajmi është publikuar rreth mesnatës në të gjithë mediat më të njohura ndërkombëtare, ndërsa mbetet që edhe vetë trajneri italian ta konfirmuar një gjë të tillë."Jam me pushime, nuk di asgjë", ishte komenti i vetëm që i është shkëputur mbrëmë trajnerit italian, por tani të gjithë janë të sigurt se marrëveshja njëvjeçare është nënshkruar. Kampionët e Francës do të paguajnë 3 milion euro për të prishur kontratën e tij me përfaqësuesen ruse, e cila është në rrugën e duhur drejt pjesëmarrjes në Botërorin 2014, dhe për këtë arsye mund të mos ketë nevojë për dorën e Kapelos në ndeshjet e mbetura.Trajneri italian ka mposhtur konkurrencën e Andre Vijas Boas, i cili nuk ishte i gatshëm të nënshkruante një kontratë njëvjeçare dhe më pas të lëshonte pankinën, siç do të bëjë Kapelo. Kjo taktikë e PSG vjen për faktin se klubi ka një akord parimor me Arsen Venger, që ky i fundit të drejtojë klubin duke filluar nga viti 2014 dhe duhej një trajner që të mbulonte vitin bosh, derisa kontrata e francezit me "topçinjtë" të përfundojë.Gjithë kjo manovër, ka bërë që të lihet i lirë Karlo Ançeloti, i cili pritet tashmë ti bashkohet Real Madrid. Me konfirmimin e largimit të Kapelos drejt Francës, madrilenët dhe Ancheloti do të nënshkruajnë kontratën e shumëpritur, ndërsa edhe në stolin e Rusisë mund të ulet një tjetër trajner italian. Bëhet fjalë për ish teknikun e Manchester Sitit, Roberto Mançini, i cili pak ditë më parë deklaroi se është gati të marrë drejtimin e një kombëtareje.