Villas Boas: Gareth Bale nuk largohet
Gareth Bale nuk do të largohet nga Totenham.Trajneri i "Gjelave" londinezë, Andre Villas Boas, frenon drejtuesit e Real Madrid duke e cilësuar uellsianin si të pashitshëm. Ai nuk ka asnjë dyshim rreth të ardhmes së lojtarit të tij. Me gjithë përpjekjet e presidentit Fiorentino Perez, strategu portugez është i sigurt se sulmuesi do do të qëndrojë në Londër edhe pse është një prioritet në merkaton e spanjollëve.Villas Boas ndjek të njëjtën linjë qëndrimi me presidentin Daniel Lavy, nga i cili ka marrë edhe premtimin për të mos lejuar largimin e e uellsianit.Gjithsesi kjo është një hipotezë shumë e vështirë për t'u besuar, pasi Tottenham nuk do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe në këto kushte do të jetë mjaft e vështirë për të ruajtur grupin aktual për shkak edhe të shpenzimeve të mëdha.Një tjetër çështje e hapur në Londër mbetet edhe e ardhmja e vetë trajnerit Villas Boas, të cilit Paris Saint Germain i ofron 5 milionë euro në sezon, por pavarësisht tentativës së Leonardos për ta ulur në stol, tekniku portugez ka marrë garancitë e nevojshme nga shoqëria për të vazhduar projektin për të ndërtuar një skuadër të denjë për t'u përballur si e barabartë me të mëdhenjtë e futbollit anglez.