Itali - Japoni formacionet e mundëshme
Pas fitores së parë në Kupën e Konfederatave përballë Meksikës, Kombëtarja e Italisë do të ndeshet sonte ndaj Japonisë, në takimin e dytë të vlefshëm për grupin A.Në mbrëmjen e sotme, edhe pse luajnë Itali – Japoni, skemat e ndeshjes do të jenë krejtësisht italiane, pasi përballë do të jenë dy trajnerë italian si Prandeli dhe Xakeroni. Trajneri i të kaltërve kërkon tre pikët e dyta në grup për të shkuar i qetë në përballjen e fundit kundër Brazilit vendas. Ndërsa nga ana tjetër tekniku i aziatikëve kërkon të regjistrojë fitoren e parë në këtë kompeticion duke surprizuar kombëtaren e vendit të tij të lindjes.Trajneri i Italisë, Çezare Prandeli, pritet të hedhë në fushën e lojës formacionin 4-3-2-1 :Në portë: Gardiani Bufon, në mbrojtje: Kielini dhe Barzalji do të jenë në qendër ndërsa krahët janë të mbuluar nga dyshja Abate dhe De Shilio, në mesfushë do të jenë: De Rosi, Pirlo dhe Montolivo, ndërsa 2 juventinët Markizio dhe Xhakerini do të mbështesin në repartin e avancuar sulmuesin e kuqezinjve, “Supermarion”.Nga ana tjetër, trajneri i Japonisë, Albetro Xakeroni, do ti përgjigjet homologut të tij me formacion 4-2-3-1 :Në portë: Kavashima, në mbrojtje: Uchida, Joshida, Kono dhe Nagatomo, në qendër të mesfushës do të jetë dyshja: Hasebe dhe Endo, ndërsa treshja Kagaua, Okazaki, Maeda do të jenë mbështetësit kryesor të sulmuesit të CSKA së Moskës Honda.Ndeshja do të luhet sonte në mesnatë, ndërsa kompanitë e basteve favorizojnë nënkampionët e Europës duke e kuotuar fitoren e tyre me koefiçentin 1.7, barazimin 3.3 dhe fitoren e aziatikëve me koefiçentin 4.7