Spanja fiton Europianin për moshat e 21-vjeçarëve ndaj Italisë

Spanja nuk ka pse shqetësohet për të ardhmen e saj në futboll, pasi përfaqësuesja e shpresave po bën ligjin në arenën evropiane. Kombëtarja Iberike e 21-vjeçarëve është shpallur dje Kampione e Evropës, duke mundur në finale me rezultatin 4-2 Italinë. Me këtë fitore të merituar, spanjollët arrijnë të mbrojtur titullin e fituar 2 vite më parë.Diferenca mes spanjollëve dhe italianëve ka qenë shumë e madhe dhe këtë e tregon qartësisht fakti se në radhët e Spanjës luanin lojtarë të ekipeve të Barcelonës, Real Madrid, Malagas e Real Sociedad. Ndaj nuk është rastësi që lojtari më i mirë i kësaj sfide ishte talenti i katalanasve, Tiago Alkantara. Kapiteni i kombëtares së shpresave të Spanjës hyri në histori në këtë finale, pasi arriti të shënonte një tripletë personale që në pjesën e parë të takimit. Goli i pari i takimit u shënua pikërisht nga talenti spanjoll që në 6 minutat e para, ndërsa pas 4 minutash ishin italianët që arritën të barazonin rezultatin me anë të Imobail.  Tiago alkantara bëhet sërish protagonist i këtyre 45 minutave të para ku në harkun kohor nga minuta e 32 deri në minutën e 38 arrinë të gjejë edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës, duke çuar skuadrën e tij në dhomat e zhveshjeve me një avantazh prej dy golash.Fraksioni i dytë i lojës nis sërish mirë për talentet e kombëtares iberike, të cilët as që e diskutojnë fitoren përballë kombëtares shpresa të "Axurrëve". Në minutën e 66 është një tjetër talent i futbollit iberik që arrinë të sigurojë fitoren e Furisë së Kuqe. Lojtari më i këruar në merkato, Isko, arrinë të shënojë golin e katërt dhe të fundit për kombëtaren e tij. Goli i Borinit për Italinë 10 minuta para përfundimit të lojës ishte një ngushëllim i vogël për Italinë, e cila ishte e vetmja kombëtare që në fazën finale të turneut arriti të shënonte në portën e Spanjës, e cila mbrohej nga gardiani i Mançester Junajtid, David De Gea. Pas finales u shpërndanë edhe çmimet e këtij edicioni ku "Këpuca e Artë" i shkoi Alvaro Morata me 4 gola të shënuar në këtë turne, ndërsa "Lojtari më i mirë" u shpall talenti i Malagës, i shumëkërkuari në merkato, Isko.