Chelsea gati ti ndryshojë dëshirat Edison Cavanit

Edhe pse Cavani vazhdon të shprehë dëshirën për një transferim të tij në radhët e Real Madrid, së fundmi gjërat duket se kanë ndryshuar dhe bomberi uruguain është më shumë pranë Londrës sesa kryeqytetit spanjoll. Sipas mediave britanike bëhet e ditur se Chelsea është pranë realizimit të një goditje surprizë siç është ajo e uruguaianit, Edinson Cavani. Kalimi El Matador në radhët e Bluve të Londrës, do të përbënte një zhgënjim të madh për madrilenët dhe Manchester City, gjithashtu të përfshirë në negociata.Sipas "Daily Mirror", Mourinho duket se ka bindur drejtuesit e skuadrës që të bëjnë një sakrificë, duke paguar menjëherë klauzolën e shitjes së caktuar në kontratën e tij me Napolin në 63 milionë euro.Në Londër, gjithashtu janë të sigurt se pavarësisht dëshirës së uruguajanasit për të kaluar në "Santiago Bernabeu", ai mund të bindet nëpërmjet një page të parezistueshme që vetëm manjati rus Abramoviç, mund të ofrojë në këtë merkato verore krejtësisht të çmendur.Blerja e një sulmuesi është një prej objektivave kryesorë të Mourinhos, e cila është përforcuar me kalimine Falcaos në  radhët e Monacos, ndërsa duke parë që Borussia Dortmund këmbëngul që Leëandoëski nuk është në shitje, Cavani është shndërruar në objektivin kryesor.Njëkohësisht, Chelsea duket se do të ishte i gatshëm që të përfshinte në bisedime edhe sulmuesin Fernando Torres, nëse Napoli do të shfaqë një interes. Tashmë e ardhmja e Kavanit pas insititimit të Mourinjos është më afër londinezëve sesa "Galaktikëve". E vetmja gjë që mund të ndryshojë vendimin e Kavanit për tu transferuar te Chelsea, është dëshira e bomberit uruguaian për të veshur një herë në karrierë fanellën e 9 herë kampionëve të Europës.