Premier League starton me 17 Gusht, ja java e parë
Kampionati anglez, ndryshe nga kampionet e tjera të mëdha europiane ka njohur shumë shpejtë kalendarin e përballjeve për sezonin 2013-2014.Adhuruesit e Premier Ligës, kanë mësuar tashmë përballjet e skuadrave të tyre të zemrës të cilat ashtu si gjithmonë pritet dhurojnë rivalitet dhe emocione të shumta për të të gjithë fansat e futbollit anglez. Në hedhjen e shortit për kalendarin e ri të ndeshjeve në Premier Ligë nuk do të ketë ndonjë derbi në javën e parë. Ky sezon i ri futbollistik, do të luhet pa strategun e Manchester United, Aleks Ferguson, vendin e të cilit në pankinën e Djallit e ka zënë David Moyes. Ky i fundit do të debutojë në krye të kampionëve të Anglisë në transfertë ndaj skuadrës së Suanse, ndërsa do të vihet në mbrojtje të titullit që në takimin e parë.Ashtu si Mojes, në Premier Ligë, këtë vit do të nisin punën e tyre edhe dy trajnerë të tjerë të mëdhenjë si Hoze Mourninjo dhe Manuele Pellegrini, të ardhur pas eksperiencave në kampionatin spanjoll.Për të parin që do të ulet në krye të Chelsit, do të jetë eksperienca e dytë në Premier Ligë dhe në krye të Bluve të Londrës. Ndërsa për teknikun Kilen do të jetë eksperienca e parë jo vetëm në krye të Manchester Sitit, por edhe në kampionatin anglez.Të gjithë presin me ankth se si do të vijojë rivaliteti mes tyre dhe se kush do të jetë më i suksesshmi në fund të kampionatit.Kampionati anglez starton më datën 17 Gusht ku do të luhen këto takime:Arsenal - Aston VilaChelsea - Hull SitiKristal Pallas - TotenhamLiverpool - Stoke SitiManchester Sity - NjukasellNoruiç - EvertonSanderlend - FulhamSvanse - Manchester UnitedWest Bromuiç - SouthemptonWest Ham - Kardiff SitiNdërsa java e fundit e Premier Ligës do të jetë më datën 11 Maj 2014.