Capelo dhe Villas Boas mbajnë peng të ardhmen e Anchelotit

Situata sa vjen dhe bëhet më paradoksale rreth të ardhmes se kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës së PSG dhe nëse Ancheloti do të largohet përfundimisht nga kryeqyteti transalpin.Prestigjozja franceze "L'Equipe", ka zhvilluar një sondazh në lidhje me situatën me të cilën po përballen kampionët e Francës, PSG: "Do të arrijë PSG të gjejë një zëvëndësues për Ancelottin para fillimit të stërvitjes?", është pyetja sondazhit të gazetës.60% e të anektuarve përgjigjen me "jo", duke e nënvlerësuar forcën ekonomike të sheikut Al Khelaifi.Pas vendimit të tekniku italian Carlo Ancelotti për tu larguar nga skuadra pas një sezoni shumë të suksesshëm, Drejtori Sportiv i PSG –së, Leonardo, po vazhdon të marrë refuzime njëra pas tjetrës nga teknikë që janë përfolur për stolin e parizienëve.PSG kërkon që në sezonin e ardhshëm të bëjë një paraqitje më të mirë në Champions League, por më parë duhet të gjejë timonierin e ekipit. Kapelo vazhdon të kryesojë listën e Parizienve për të marrë drejtimin e skuadrës, por federate ruse duket se është problem kryesor i kësaj lëvizje.Gjithashtu një vend të rëndësishëm në listen e kryeqytetasve francez vazhdon të mbajë edhe portugezi Vilas Boas. Ky i fundit duhet të prishë kontratën me Totenham që të bëhet pjesë PSG. Kalimi i njërit prej tyre në radhët e kampionëve të Francës, do ti jepte zgjidhje edhe kalimit të shumëpritur të Anchelotit drej Madrilenëve. Të dyja skuadrat kërkojnë sa më shpejt zgjidhjen e këtij problem, pasi sezoni fillon shpejt dhe duhen bërë jo vetëm goditjet në merkato por edhe përgatitjet për vitin e ardhshëm.