Duel "Djajsh"për talentin spanjoll, Thiago Alcantara

Talenti i futbollit spanjoll dhe Katalanasve, Tiago Alkantara, është shndërruar nga një lojtarë pankine të Barcelona, në njeriun më të kërkuar të kësaj merkato verore dhe kjo brenda shumë pak ditësh.Gjithëçka nisi me deklaratën e tij se do të largohej nga katalanasit, ndërsa morri akoma më shumë shtysë me paraqitjen e shkëlqyer në finalen e Europianit për 21-vjeçarët ku udhëhoqi kombëtaren e Spanjës drejt fitimit të titullit.Tiago Alkantara la gjurmët e tij në finale përballë Italisë, duke shënuar tre gola që në 45 minutat e para. Pikërisht kjo, ka bërë që talenti i futbollist spanjoll të pushtojë vëmendjen e të gjithëve. Dy skuadrat e Djallit, Manchester United dhe Milan janë dy ekipet e mëdha të futbollit botëror që kryesojnë renditjen e ekipeve që kërkojnë me patjetër të kenë në skuadër një talent të futbollit të ardhshëm dhe që nga dita në ditë po tregon një klas të lartë botëror.Galiani i cili e ka vëshguar me një interes të veçantë talentin iberik, është vënë menjëherë në lëvizje duke bërë gati plot 18 milion euro për drejtuesit katalanas. Me shitjen e mundshme të El Sharauit dhe Boateng te skuadra e Monakos, stafi drejtues i skuadrës kuqezi ka të gjitha mundësitë që të bëjë realitet goditjen e parë në merkato, gjithmonë nëse vlera e kartonit të Tiago Alkantares nuk rritet në orët e ardhëshme.Për të arritur këtë objektiv, Milan duhet të mposhtë rivalitetin me Manchester United. Ashtu si dyshja Galiani- Aledri edhe David Mojes e dëshiron talentin katalanas në skuadër. Për të arritur te marrëveshja, drejtuesit e Djave Britanik po shfrytëzojnë miqësinë që ka portieri De Gea me vetë lojtarin, që ti mbush mendjen Al Kantares për të pranuar ofertën e skuadrës së United.Sipas mediave bratanike, bëhet e ditur se De Gea i ka bërë të qartë dëshirën e tij kapitenit të Spanjës U-21, Tiago Alkantara, duke i firmosur topin e finales së Evropianit me mesazhin "shihemi në Mançester".Ajo që vihet re në këtë këto tratativa është fakti se cila nga skuadrat e djajve do tia arrijë të bëjë për vete talentin e futbollit spanjoll.