Fabregas: Nuk largohem nga Barça, merkato po del jashtë kontrollit

Mesfushori i Barcelonës, Sesk Fabregas, mendon se bota e futbollit ka filluar të dalë disi nga kontrolli dhe se shpesh nuk po jeton me realitetin dhe vështirësitë e njerëzve të thjeshtë. Mesfushori spanjoll që po përgatitet për ndeshjen e radhës në Kupën e Konfederatave,  ka dhënë mendimin e tij duke komentuar zërat e merkatos që shohin klubet e miliarderëve të shpenzojnë shifra stratosferike në merkato për të blerë lojtarë duke kaluar edhe vlerën reale që ato kanë në të vërtetë. Ajo që i bën përshtypje ish mesfushorit të Arsenalit, është fakti se Real Madrid apo ndonjë skuadër tjetër me financa të shëndetshme është e gatshme të paguaj 100 milion euro për të siguruar kartonin e Geret Beil."100 milion euro për Beil më duket një ekzagjerim. Në situatën e sotme ku të gjithë flasin për krizë ekonomike, nuk e di se kush mund ta ketë një shifër të tillë parash për të shpenzuar për një lojtarë që ka talent por nuk qëndron mbi të tjerët", ishte kritika e mesfushorit spanjoll.Por futbollisti i Barcelonës është gjithsesi i ndërgjegjshëm se uellsiani ka vlera të padiskutueshme, por jo më të mëdha se shoku i tij i skuadrës Neimar, për të cilin Barcelona pagoi 57 milion euro.Në fund Fabregas sqaron të gjithë rreth të ardhmes së tij. Ai bëri të qartë se do të vazhdojë të qëndrojë te skuadra e Barcelonës edhe për shumë vite."Do të jemë pjesë e katalanasve edhe për vitet e ardhëshme. Dëshira ime është që unë të fitojë sa më shumë trofe me këtë skuadër dhe shpresojë që nga vit në vit të jem pjesë e formacionit të parë. Unë falenderojë të gjitha ata që janë interesuar për mua, por karriera ime do të vazhdojë me Barcelonën, përfundoi mesfushori katalanas duke larguar kështu zërat që flasin për një largim të tij nga "Kamp Nou".