Nxehet merkato në Seria A, ja lëvizjet e mundshme
Merkatua e transferimeve edhe pse nuk duket e kushtueshme, në Itali ka filluar të marrë jetë nga dita në ditë dhe nga momenti në momenti. Skuadrat të cilat janë më aktive deri në këto moment edhe pse nuk kanë kryer ndonjë goditje të madhe janë kampionet e Italisë, dy klubet milaneze, Napoli dhe Roma.Kryeqytetasit, zikaltrit dhe nënkampionët kanë bërë lëvizjet e para të mëdha në stol, ndërsa një gjë të tillë pritet ta bëjnë edhe në merkaton e lojtarëve. Emrat që janë më në qendër të vëmendjes në këtë pragfillim të merkatos janë të shumtë, por më kryesorët vijojnë nga Tevez te Marchisio, nga Cassano te Boateng , Jovetiç, El Sharaui e shumë e shumë lojtarë të momentit. Tratativat për shumë prej tyre kanë filluar zyrtarisht, ndërsa të tjerat janë në fazën embrionale. Karlos Tevez është emri më i lakuar në Itali, ku dy klubet me më shumë trofe në Seria A janë vënë në kërkim të bomberit argjentinas, i cili ka shprehur qartë dëshirën për të luajtur në Seria A. Për momentin, Juventus duket në avantazh ndaj kuqezinjve por surpriza pritet të ndodhë në momentin e fundit.Stefan Jovetiç, është sërish një nga lojtarët që pritet të ndërrojë ambient këtë merkato verore. Juventus e dëshiron me patjetër, por çmimi i lartë i kartonit të tij ka bërë që bardhezinjtë të stepen disi. Në sulm edhe Kasano, El Sharaui e Matri mund të ndryshojnë ambient dhe destiancioni kryesor mund të jetë Franca për dy të parët dhe Milan për sulmuesin bardhezi. Në mesfushë emrat më të lakuar janë Xuniga, Markizio, Boateng, Hernanes dhe Ljajiç. Për mesfushorin napoletan, Inter dhe juventus qëndrojnë në “Pole Position”. Ndërsa për Markizion dhe Boateng mund të ketë një avaneturë të re te skuadra e Monakos, pa përjashtuar këtu edhe Manchester United që kërkon mesfushorin bardhezi. Për sa i përket Hernanez dhe Ljajiç mundësitë më të mëdha janë që të largohen nga Italia. Braziliani kërkohet nga PSG dhe Real Madrid, ndërsa mesfushori i Fiorentinës përveç skuadrave italiane, një dëshirë për ta patur në skuadër kanë shprehur edhe Atletiko Madrid e Everton në Premier Ligë. Merkato e transferimeve në Itali ka hyrë tashmë në një fazë të nxehtë dhe në ditët e ardhshme pritet që të bëhen lëvizjet e para.