Australia zyrtarizon pjesëmarrjen në "Brazil 2014"
Edhe pse jemi një vit larg startimit të Kampionatit Botëror Brazil 2014, ne tashmë kemi mësuar skuadrat e para që do të jenë pjesë e këtij eventi madhështor.Pas Japonisë edhe Australia ka siguruar kualifikimin në finalet e Botërorit për herë të katërt në histori, pasi mposhti 1-0 Irakun në stadiumin e Sydney në prani të 80 mijë tifozëve vendas. Goli i vetëm i këtij takimi u shënua në mintën e 66 nga Robi Kruse, edhe pse duhet theksuar që Australia meritonte një fitore më të thellë për atë çfarë lojtarët dhanë në fushën e lojës. Me këtë sukses, Australia i bashkohet Japonisë që gjithashtu ka siguruar kualifikimin direkt në finalet e Botërorit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Brazil.Në Grupin A, të drejtën për të luajtur në finalet e botërorit e fituan Irani dhe Koreja e Jugut. Në përplasjen direkte mes dy kryesuesve që u zhvillua në qytetin Ulsan, triumfuan iranianët, që i përfunduan eliminatorët në vendin e parë në grup në kuotën e 16 pikëve.Fitorja e thellë 5-1 e Uzbekistanit ndaj Katarit nuk u shërbeu vendasve për siguruar kualifikimin direkt, pasi vendi i dytë i përket Koresë së Jugut, që avantazhohet nga përplajset direkte, duke qenë se të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 14 pikë. Për rrjedhojë Uzbekistani do të luajë në fazën play-off.