Fiton Miami titulli kampion në NBA, vendoset në përballjen e fundit
Vazhdon spektakli në finalen e NBA mes Majemit dhe San Antonios.Edhe pse fitorja dukej se do tu buzëqeshte "Spërsave", kampionët në fuqi kanë arritur ta shtyjnë festën e titullit kampion në basketboll për ndeshjen e fundit, pasi kanë barazuar serinë e fitoreve në 3-3.LeBron Xhejms, ka treguar se sa shumë e dëshiron titullin e dytë kampion radhazi në karrierën e tij, me një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen e 6-të të finales së NBA. Ai ka udhëhequr Majemin në suksesin 103-100 në kohën shtesë, përballë San Antonio dhe për të çuar titullin në takimin e shtatë dhe të fundit.San Antonio i shkoi shumë pranë titullit kampion, pasi në periodën e tretë dhe të katërt ishte plotësisht në kontroll të ndeshjes. Por pastaj erdhi "koha e LeBron Xhejms". Ylli i Majemit bëri një paraqitje mbresëlënëse, duke shënuar 32 pikë, 10 topa në tabelë dhe 11 pasime në këtë ndeshje. "Nëse do të eliminoheshim në këtë ndeshje, do ta bënim një gjë të tillë me mua duke dhënë çdo pikë energjie që më kishte mbetur në fushën e lojës", ishin fjalët e lojtarit pas ndeshjes, ku tregoi plotësisht se e meritonte titullin MVP.Në radhët e San Antonios, këtë herë mungoi kontributi i Manu Xhinobilit, i mbyllur me kujdes nga mbrojtja e Majemit. Të vetmit nga teksanët që arrinin të gjenin me vazhdimësi koshin ishin Tim Dankan 30 pikë e17 topa në tabelë dhe Leonard 22 pikë e 11 topa në tabelë. Pavarësisht kësaj, ndeshja e fundit e kësaj finale do të përcaktojë edhe fituesin e këtij sezoni. San Antoni kërkon ti rrëmbejë titullin kampionëve ndërsa këtë të fundit do të bëjnë të pamundurën që titulli kampion të mbetet sërish mes tyre.