Neymar: I lumtur që skuadra po tregon klas në Kupën e Konfederatave

Dy gola në dy ndeshje, njëri më i bukur se tjetri.Kupa e Konfederatave pritej të ishte kompeticioni i shpërthimit të Neymar, dhe sulmuesi i Barcelonës po tregon ndeshje pas ndeshje se prej çfarë brumi është gatuar. Ndaj Meksikës realizoi një gol dhe dhuroi një asist të jashtëzakonshëm, duke u shpallur dhe si lojtari më i mirë i sfidës.Por për një brazilian kur vesh fanellën e Seleçaos, më shumë se paraqitja vetjake ka rëndësi ecuria e skuadrës, dhe numëri 10 i verdhebluve, shprehet i kënaqur me përmirësimet që kombëtarja ka treguar në ndeshjen e fundit."Ekipi po luan mirë, të gjithë po tregojmë cilësi. Kjo ishte ajo që dëshironim në fillim të këtij kompeticioni, të kishim një skuadër të mirë dhe dominuese në grupin tonë. Kemi ende nevojë të njohim akoma më mirë lojën e njëri-tjetrit dhe kur ta bëjmë këtë, cilësitë tona teknike do të bien akoma më shumë në sy", deklaroi ylli i Barcelonës.Gjithsesi një paraqitje si ajo ndaj Meksikës është e paevitueshme për t'u komentuar:"Jam i lumtur që kam shënuar dy gola deri tani në këtë kompeticion. Ndeshjen e ardhshme do të luajmë me Italinë, që është një kundërshtar shumë i fortë. Ata kanë një skuadër fantastike dhe unë shpresoj që të realizoj dhe në atë takim për të ndihmuar sa më shumë përfaqësuesen".Nëse Neimar nuk do të kishte kaluar te Barcelona deri në këto moment, ajo që është e sigurtë është fakti se vlera e kartonit të tij do të kishte kapur shifra edhe me stratosferike.