Galiani drejt Montekarlos për të shitur "Faraonin"
Edhe pse Administratori i Milan, Galiani, ka bërë të ditur se El Sharaui nuk do të largohet nga Milan, interesimi i skuadrave europiane mbetet i lartë për shërbimet e Faraonit. Një nga skuadra që ka kërkuar prej kohësh kartonin e talentit të Milan, është Mançester Siti, por së fundmi interesimi "qytetarëve" është venitur pasi në plan të parë të Pelegrinit është ish talenti i tij te Malaga, Isko.Sipas “Sport Mediaset”, bëhet e ditur se rënia e interesimit të Manchester Sitit ndaj faraonit, ka bërë që Monako të ketë rrugë të lirë për të bërë një tjetër blerje të madhe. Goditjeve që ka bërë klubi nga principata në këtë merkato verore, mund tju shtohet edhe talenti i Milan, El Sharaui.Sipas “La Gazeta dello Sport”, thuhet se Galiani do të udhëtojë sot drejt Monakos, ku do të takohet me drejtuesit e ekipit të Principatës për të venosur rreth të ardhmes së talentit kuqezi. Oferta e përgatitur prej 40 milion eurosh nga ana e skuadrës së Monakos, ka tunduar së tepërmi Galianin, që sot ka udhëtuar drejt Francës për të vendosur përfundimisht pikat mbi "I".Shitja e El Sharauit do të siguronte të ardhura të mjaftueshme për Kuqezinjtë, të cilët vazhdojnë të insistojnë për blerjen e Tevez. Përveç argjentinasit me të ardhurat e sigurara nga Faraoni, kuqezintë pritet të hidhen në sulm edhe për sigurimin e një mbrojtësi ku përveç një dashurie të vjetër për Astorin, në planet e Alegrit ka hyrë edhe mbrojtësi holandes, Bruno Martins Indi, kartoni i të cilit kushton 8-10 milion euro. Nëse arrihet marrëveshja me Monakon për El Sharauin atëherë nënshkrimi me Tevez, Astorin dhe holandezin Indi, do të bëhet edhe më e lehtë për drejtuesit e "Djallit".