Prandeli: Mos u çudisni sikur të humbim ndaj Japonisë
Pasi fitoi ndeshjen e parë ndaj Meksikës në Kupën e Konfederatave, trajneri i Italisë, Çezare Prandeli, ka çuditur të gjithë duke deklaruar se Japonia është favorite për të fituar përballë të kaltërve në sfidën e radhës. Prandeli është i bindur se njohuria që Alberto Zakeroni ka për lojtarët italianë, mund të bëjë diferencën në këtë sfidë, ndaj thekson se nuk duhet të çuditeni nëse vjen humbja e pare.Në një dkelaratë për mediat braziliane në lidhje me ndeshjen e radhës, trajneri i "Azzurrëve" u shpreh se:"Mendoj se Japonia do të ketë një avantazh të lehtë në këtë sfidë, pasi ata kishin një ditë më shumë pushim se ne. Për më tepër, Alberto na njeh shumë mirë dhe e di se si punojmë. Unë besoj se do të shfaqet kundër nesh me një strategji interesante dhe befasuese", deklaroi Prandeli.Ndërsa nga ana tjetër trajneri i skuadrës së Japonisë, Xakeroni, e di shumë mirë se kjo ndeshje do të vendos fatet e djemve të tij në këtë kompeticion."Ne hyjmë në fushën e lojës duke e ditur se kjo është një finale për ne. Do të japim maksimumin pasi e dimë që nëse nuk fitojmë, përfundon gjithçka", deklaroi Zakeroni në konferencën e tij për shtyp.Kjo ndeshje mund të rezultojë vendimtare për Japoninë, e cila në rast humbje ndaj Italisë, i jep lamtumirën turneut, pasi është mundur nga Brazili me rezultatin 3-0 në sfidën e parë.