Benitez i vë kushte Realit nëse dëshiron Cavanin

Real Madridi vazhdon të kërkoj me ngulm Edinson CavaninSulmuesi i Napolit është prioritet i "Galaktikëve" për të përfocuar sulmin në këtë merkato verore. Sipas mediave italiane bëhet e ditur se trajneri i ri i napoletanëve, Rafael Benitez, thuhet se u ka vënë kushte drejtuesve të Realit për blerjen e sulmuesit uruguian.Ish tekniku i Chelsit, ka kërkuar që në blerjen e Cavanit të përfshihen dy lojtarët e Realit, Khedira dhe Morata, plus një shumë eurosh kesh.63 miliion euro vlerësohet çmimi i Cavanit, ndërsa me këto dy transferime, Reali mund ti japë edhe 10 milion euro të tjera presidentit De Laurentis në mënyrë që tu shkëpusë bomberin uruguain, "El Matador".