Jup Hynckes i jep këshillat e para Pep Guardiolës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2013, 16:39
Jup Heynckes i ka dhënë këshillën e parë Pep Guardiolës në lidhje me merkaton.Sipas mediave gjermane, ish trajneri i Bayern Munchen e ka këshilluar trajnerin e ardhshëm të Bavarezve që të nënshkruajë me talentin spanjoll të futbollit Isco.Heynckes ka thënë se e ka ndjekur me interes atë lojtar dhe se bëhet fjalë për një talent të madh të së ardhmes."Isco është një lojtar interesant që ka klas të lartë dhe mund të bëjë shumë punë në të ardhmen te skuadra e Bayern. E admiroj shumë si lojtarë, ai do të ishte transferimi i duhur nëse kalon te Bayern Munchen", ka thënë trajneri i fitimit të tripletës me Bavarezët.