Tottenham ofertë për mesfushorin brazilian Paulinho
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2013, 16:18
Pas akuzave të bëra ndaj Interit dhe Roms ku ju kërkonte të bënin oferta zyrtare ose të mos spekulonin me emrin e tij, mesfushori brazilian Paulinjo, duket shumë pranë kalimit në Premier Ligë.Londinezët e Tottenham e kanë kthyer në prioritet blerjen e mesfushorit të kombëtares së Seleçaos ku në ditët e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.Drejtuesit e Corinthians pohuan se po presin ofertën zyrtare të "Gjelave" londinezë, për t'i dhënë fund kësaj odiseje që zgjat prej më shumë 1 viti e gjysëm.Sipas mediave angleze, bëhet e ditur se shifra e këtij operacioni pritet të arrijë deri në 20 milionë euro, aq sa drejtuesit e skuadrës së Corinthians kërkojnë për të lënë të lirë mesfushorin e tyre.