Bossi Thohir insiston sërish për të blerë aksionet e Interit

Erik Tohir rikthehet sërish.Manjati indonezian është gati të prezantojë ofertën e re për presidentin e Interit, Massimo Moratti, për të marrë shumicën e aksioneve në klubin zikaltër.260 milionë eurot që ka ofruar më parë Thohir, nuk janë të mjaftueshme për bosin e Inter, i cili kërkon një ortak por me më pak aksione se ai. Indoneziani është gati të verë në tavolinë një shifër më të madhe që mund të tundojë Morattin.Por ende asnjë prej palëve nuk e ka publikuar shumën e re që do të ofrojë Manjati indonezian Erik Tohir. Interesimi i Manjatit indonezian duket se është serioz, ndaj në ditët e ardhshme kjo çështje pritet të marrë një përgjigje përfundimtare, ku do të përcaktohen qartazi edhe shifrat se sa do të investojë Thohir në rindërtimin e skuadrës së Interit