Barcelona në gjurmët e Juan Mates, gati shkëmbimi me Alkantaren dhe Tellon

Pas sigurimit të talentit brazilian Neymar, merkato e Barcelonës nuk është e përqëndruar vetëm në gjetjen e një mbrojtësi.Të ndodhur në këtë situatë, Kasavi dhe Iniesta nuk do të jenë të përjetshëm në skuadër. Drejtuesit e Balaugranave po mendojnë për një tjetër përforcim të madh në merkato. Pasi morrën një përgjigje negative nga sulmuesi iberik Torres, Katalanasit qëndrojnë përsëri në Londër për ti rrëmbyer Chelsit fantazistin, Huan Mata.Sipas asaj që shkruan sot gazeta katalanase, "El Mundo Deportivo", Barcelona po mendon për mesfushorin spanjoll si përforcim të nevojshëm për repartin e mesfushës. Trajeri i ri i Chelsea-t, Hose Mourinho, nuk e cilëson të pashitshëm spanjollin, ndaj dhe Barça beson se mund tja dalë të bind londinezët dhe të arrijë me sukses operacionin e merkatos.Sipas “El Mundo Deportivo”, thuhetse në tratativa për të marrë Maten, katalanasit pritet të përfishijnë dy mesfushorët, Kristian Telon dhe Tiago Alkantaren. Të dy lojtarët vazhdojnë të kenë hapsira të pakta nën drejtimin e katalanasve ndaj dhe largimi i tyre nga "Camp Nou" drejt “Stemford Bridxh”, ka filluar të shihet si një alternativë e mundshme.Në rast se Blutë e Londrës nuk do të pranojnë këtë ofertë, atëherë katalanasit pritet që kartonin e Mates ta vlersojnë me Euro. Sipas “El Mundo Deportivos”, shuma që ofrojnë katalanasit për kartonin e iberikut, nuk e kalon shifrën e 20 milion eurove. Tani mbetet në dorën e drejtuesve të Chelsit nëse dëshirojnë të lënë të lirë numrin 10 të tyre si një shkëmbim me dy lojtarët katalanas apo përkundrejt shfres së 20 milion eurove.