Kupa e Konfederatave, Nigeria tenis me Tahitin
Historia e Tahitit që vjen në Kupën e Konfederatave, është ajo e një hirusheje të vërtetë, por jo paraqitja e tyre në këtë kompeticion ku guri i parë i themelit është një disfatë tenistike në shifrat 6-1 përballë një Nigerie të paraqitur me vonesë në kompeticion.Për kampionët e Oqeanisë, të etiketuar si luftëtarët e hekurt, i vetmi futbollist profesionist është Vahirua, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga diletantë që punojnë në profesione të tjera.Në fakt në fushë nuk kishte fare histori. Takimi mori drejtim që në minutën e 5-të, kur Elderspon zhbllokoi rezultatin me një të majtë nga jashtë zone, ekzaktësisht pesë minuta më pas ishte Namdi Oduamadi që me të djathtën e tij nga qendra e zonës tregoi se skenari do të ishte i vështirë për djemtë e trajnerit Edi Etaeta, ndërsa në të 26-ën ishte sërish Ofduamadi që çoi rezultatin në 3-0.Pjesa e parë mund të ishte më e thellë por Nigerianët e kthyen në një stërvitore duke shpërdoruar dhe raste si ai i Sunday Mba në të 39-ën, ndërsa e dyta nisi me golin surprizë të Tahitit. Minuta e 54 dhe autor Xhonathan Tehau janë të dhënat e golit të parë të Tahitit në një kompeticion të tillë e për të kuptuar se çdo me thënë mjafton të shikosh festimin e tyre tek lundrojnë me barkën e ëndrrave edhe pse në disavantazh.Gjithsesi për ëndrra nuk ka vend dhe aq shumë as për Tahitin e as për Tehau, pasi autorit i golit shënon një tjetër herë, këtë rradhë në portën e tij me një devijim të pafat për ta çuar rezultatin në 4-1 për Nigerinë në minutën e 68.7 minuta më vonë Oduamadi gjen kohën që të firmosë tregolëshin e tij personal pas një asisti të Ideje Brown, ndërsa goli që vulos shifrat përfundimtare vjen dhjetë minuta para fundit nga Elderson.6-1 për Nigerinë në një ndeshje ku "Shqiponjat" patën fatin të përballeshin me një kundërshtar që mund t'ju lejonte makiazhin e problemeve.