Barça dhe Bayern në gjurmët e mbrojtësit, Loren Koshielni
Mbrojtësi i Arsenalit, Loren Koshielni, është kthyer në një nga objektivat kryesorë të merkatos së Bajern Mynih dhe Barcelonës. Lajmin e interesimit të katalanasve dhe kampionëve të Europës për klube, e ka konfirmuar vetë menaxheri i futbollistit.Si bavarezët ashtu edhe kampionët e Spanjës, janë vënë në garë për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit francez për të përmirësuar repartin ofensiv. Pas një dueli për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Borusias së Dortmund, Humels, dhe ku asnjëra nuk ja ka dalë deri në këto moment, Barcelona dhe Bayern, duket se janë shumë pranë qitjes së përforcimit të nevojshëm në repartin difensiv.Menaxheri i mbrojtësit Transalpin, Stefan Kurbis, bëri të qartë se 27 vjeçari është gati të ndryshojë skuadër gjatë verës dhe mundësitë më të mëdha janë që ai të veshë njërën prej fanellave të Bayern dhe Barcelonës."Loren është pjesë e listës së dëshirave të dy klubeve. Bajern dhe Barça më kanë kontaktuar, por akoma nuk është vendosur asgjë rreth të ardhmes së klientit tim", tha Kurbis.Përveç Koshielnit që tani është kthyer në një objektiv të katalanasve, drejtuesit e Barcelonës nuk kanë hequr dorë as nga Tieago Silva dhe as nga David Luiz. Vlera e lartë e kartonit të dy emrave të fundit, ka bërë që katalanasit të hyjnë në rivalitet me bavarezët për mbrojtësin e kombëtares franceze, që deri tani ka luajtur 10 ndeshje me kombëtaren transalpine të futbollit.Ditët e ardhshme pritet të mësojmë se kush do të fitojë duelin dhe se cilët do të jenë përforcimet e dy skuadrave më të mira të planetit në repartin e mbrojtjes.