Inter sakrifikon "Senatorët" për të "Rilindur"

Skuadra e Interit kërkon të rikthehet pretendente për titull në Itali, por për ta bërë një gjë të tillë i duhet përveç një investitori për skuadrën edhe një rinovim i saj ku disa emra të mëdhenj pritet të japin lamtumirën.Inter është e detyruar që të sakrifikojë disa lojtarë të rëndësishëm të skuadrës për të blerë të tjerë, që jo vetëm do të përshtaten me skemat e reja të teknikut Maxarri por që do të kushtojnë edhe më pak euro. Ky është objektivi kryesor i  dirigjencës për ditët në vijim.I sakrifikuari i parë i drejtuesve të klubit nga Milano, pritet të jetë kolumbiani Fredi Guarin. Një emër i përfolur ky prej ditësh që mund të kalojë në radhët e skuadrës së Totenham. Mesfushori zikaltër nuk bën pjesë në skemat e teknikut të ri Mazzarri, ndaj edhe largimi i tij mund të vijë që në ditët e ardhshme.Nga ana tjetër, vetë lojtari duket se nuk është në kërkim të Eurove por të një klubi të madh që i garanton tituj dhe famë. Këtë gjë e tregon më së miri refuzimi i ekipit rus të Anzhit dhe refuzimi i klubit të Principatës Monako. Të dyja ekipet ofruan 30 milion euro për të pasur shërbimet e kolumbianit por ishte vetë lojtari që i refuzoi menjëherë . Gjithashtu është folur dhe për ekipin anglez të Totenham, i cili ofroi rreth 23 milion euro por edhe këtu ka patur vështirësi në përzgjedhje. Guarin kërkon një ekip të madh ndaj për të më shumë ka rëndësi emri sesa shuma që ata i ofrojnë.Për të bërë një merkato sipas planeve të Maxarrit, Interit do ti duhet që të shesë disa nga senatorët e skuadrës që këtë fillim vere quheshin të pashitshëm. Emra si Handanovic , Guarin, Ranokia, mund ti thonë lamtumirën skuadrës Zikaltër.  Largimi tyre do të hapte rrugë për të siguruar pastaj shërbimet e Islës , Niogolang e Osvaldo. Interi i Moratit duhet të rindërtohet dhe rindërtimi ka nevojë për sakrifikime të mëdha .