Villas Boas, "Çelësi" për kalimin e Anchelotit drejt Real Madrid
Orët kalojnë dhe Karlo Ançelotti sa vjen e afrohet gjithnjë e më shumë drejt kalimit në radhët e skuadrës madrilène.Për tu arritur një marrëveshje e tillë, madrilenët tashmë i janë dorëzuar faktit se duhet të paguajnë për të marrë shërbimet e teknikut italianin, një specialist për fitimin e Chempions Ligë, nja nga trofet më të adhuruar nga klubi i kryeqytetit spanjoll.Drejtuesit e PSG vazhdojnë të tregohen kokëfortë edhe pas disa javësh negocimesh intensive me qëllimin e vetëm që nga largimi i Teknikut Ançeloti të fitojnë ndonjë shumë Eurosh kesh. Sipas mediave Iberike bëhet e ditur se presidenti i Madrilenëve, Florentino Perez, është i gatshëm që të paguj për të patur në krye të skuadrës një trajner të tillë me eksperiencë në Chempions. Gazeta “AS” publikon faktin se "Galaktikët" janë të gatshëm që tani të derdhin në arkat e klubit francez shumën e 7,5 milionë eurove, për t'i dhënë fund "telenovelës", e nisur kështu planifikimin e merkatos verore me trajnerin ri Ançelotin.Ndërkohë, sipas të përditshmes franceze "L'Equipe", kampionët e Francës nuk dëshirojnë të lënë të lirë teknikun e tyre pa siguruar më parë zëvendësin e tij. Me të arritur këtë objektiv, atëherë Ançeloti do të jetë i lirë të udhëtojë drejt kryeqytetit spanjoll, përkundrejt shumës së ofruar nga madrilenët. Listën e skuadrës së PSG për trajnerin e ardhshëm e kryeson portugezi Andre Villas Boas, aktualisht trajneri i Tottenham.Sheikët që drejtojnë klubin duket se pëlqejnë së tepërmi portugezin, i cili me kalimin e tij në radhët e Kryeqytetasve, mund të sjell me vete edhe yllin uellsian, Garet Beil. Ky i fundit është edhe objektivi kryesor i madrilenëve por për të patur Ançelotin në krye të skuadrës mund tu hapin rrugë francezëve për të marrë mesfushorin e Totenham. Ajo që vihet re në këtë telenovelë merkatoje, është se shumë gjëra duken në dorën e portugezit, Vilas Boas. Kalimi i tij te PSG, hap rrugët edhe për Ançelotin dhe Ullsianin Beil.