Paulinho kritikon Romën dhe Interin: "Bëni oferta, mos spekuloni kot"
Dy golat e shënuar në dy ndeshjet e fundit me fanellën e kombëtares së Brazilit ndaj Francës në miqësore dhe Japonisë në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Konfederatave, ia kanë rritur ndjeshëm kuotat mesfushorit Paulinjo, një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Ndërsa po stërvitet në urdhërat e teknikut Skolari për ndeshjet e radhës në Kupën e Konfederatave, mesfushori Paulinjo ia lejojnë edhe luksin e shfryrjes ndaj klubeve që nuk kanë shkuar më shumë se interesimi. Mesfushori i Korinthians që prej vitesh ka shprehur dëshirën për të luajtur në një klub të madh europian në deklaratën e fundit, ka sulmuar Interin dhe Romën që janë në garë për të siguruar shërbimet e tij.Sipas mesfushorit të Seleçaos, askush nga klubet që vazhdojnë ta ndjekin, nuk kanë paraqitur ende një ofertë zyrtare te klubi i tij. Në vijim ai i rriti dozat e zemërimit, duke shtuar se shoqëritë që kanë trokitur në derën e Korinthiansit, dinë vetëm si të flasin por jo të bëjnë hapa konkret. Si inter ashtu edhe Roma duhet të bëjnë oferta zyrtare dhe jo të spekulojnë nëpër media. Nëse nuk kanë ndërmend të më lenë në skuadër, më mirë duhet të heshtin, ka thënë Pualinjo për mediat braziliane duke shprehur qartë edhe zëmërimin e tij ndaj dy klubeve italiane24-vjeçari e pranon se Interi dhe Roma janë dy skuadra ku çdo lojtar do të dëshironte të ishte protagonist. Në fund ai shton se gjithçka për të ardhmen e tij do të vendoset pas Kupës së Konfederatave, ku po kthehet në një protagonist për Brazilin e drejtuar nga Luis Felipe Skolari.