Juventus rikthen vëmendjen drejt Luis Suarez dhe Mario Gomes
Juventusi vazhdon të mbetet në udhëkryq për sa i përket merkatos Verore dhe gjetjes së një bomberi aq shumë të dëshiruar në kampin Bardhezi.Të gjithë objektivat e paracaktuar në sulm, si Carlos Tevez, Gonzalo Higuain dhe Stevan Jovetiç, çdo ditë që kalon duken gjithmonë e më larg Torinos. Për Tevez Milan vazhdon të qëndrojë në Pole Pozicion, Higuain është një hap larg kalimit te Arsenal ndërsa për Jovetiç e ardhmja mund të jetë në Londër te Chelsi i Hose Mourinhos. Të ndodhur në këto vështirsi dhe rivalitet të lartë në kampin bardhezi ka rilindur dëshira për të vënë nën urdhërat e Kontes një nga sulmuesit më potent të momentit që është uruguaini, Luis Suares. Sulmuesi i Liverpool ka dalë edhe njëherë tjetër hapur, duke kërkuar largimin e tij nga "Anfield Road", ose më saktë u ka dhënë urdhër drejtuesve të klubit që të nisin të vlerësojnë ofertat në drejtim të tij. Sipas “La Gazeta dello sport”, bëhet e ditur se presidenti, Andrea Agnelli, kërkon të nisë një sulm surprizë ndaj 26- vjeçarit, duke i ofruar këtij të fundit një kontratë për 5 vite prej 8 milionë eurosh në sezon. Por, mbi të gjitha, Juventusi është gati që të paguajë 35-40 milionë euro për kartonin e tij, për të mposhtur sa më shpejt që të jetë e mundur edhe konkurrencën e ashpër me Madrilenët. Sipas mediave torineze dhe atyre uruguaine bëhet e ditur se Suaresit i garantohen jo vetëm një vend i sigurt në formaconin e parë, por në të njëjtën kohë do t'i dhurohet edhe fanella me numër 10 e Alesandro Del Pieros, një fakt ky që duket se e tundon jo pak "El Pistoleron".Përveç Suares në planet e bardhezinve, një vëmendje të veçantë për sa i përket përforcimeve në sulm, po fiton gjithnjë e më shumë edhe sulmuesi gjerman, Mario Gomes. Ky i fundit ka humbur vendin e titullarit te skuadra Bavareze dhe kërkon ndryshim ambienti. Seria A është një mundësi reale për të vazhduar aventurën por kampionët e Italisë për të patur në radhët e tyre një sulmes të tillë duhet më parë të mposhtin konkurencën e Fiorentinës dhe Napolit, që prej kohësh vazhdojnë të negociojnë për të marrë kartonin e tij .