Borusia Dortmund mohon largimin e Lewandowskit

Robert Lewandowski nuk lëviz nga Borussia Dortmund.Drejtori i përgjithshëm i verdhezinjëve vendos veton, duke ja bërë të qartë polakut por dhe klubeve të interesuara për të, që futbollisti nuk do të largohet këtë verë nga Vestfalia. Në një intervistë dhënë për prestigjozen "Suddeutesche Zeitung", Watzke ishte i qartë në deklaratat e tij: "Është përfundimtare, Robert dhe sezonin e ardhshëm do të luajë për Borussia Dortmund. Kjo të jetë e qartë për të gjithë ata që kanë shfaqur interes për të".Vetë lojtari prej kohësh po këmbëngul te klubi që ta lërë të lirë të transferohet në Mynih, por Watzke i kujton atij kontratën duke theksuar se nuk ka asnjë mundësi që ai të veshë fanellën e Bayern Munchen në sezonin e ri."Lewandowski nuk do të shkojë te Bayerni. Bavarezët nuk mund ta blejnë futbollistin dhe as nuk duhet të përhapin zëra sikur kanë siguruar shërbimet e tij, pasi ai ka një kontratë me ne deri në vitin 2014. Nëse Lewandowski dëshiron të luajë për Bajernin, atëherë është i lirë ta bëjë këtë vitin e ardhshëm kur marrëveshja mes nesh përfundon", deklaroi drejtuesi i Dortmund.Ditët e fundit ishin shtuar zërat për një interesim dhe të klubeve angleze për Lewandowskin, me City-n që ishte i gatshëm t'i ofronte atij një pagë vjetore prej 11.3 milion euro në sezon, ndërsa shërbimet e tij i kërkojnë gjithashtu United dhe Chelsea.