Autogoli ndëshkon Afrikën e Jugut, lamtumirë Brazil
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2013, 16:39
Një autogol me kokë i mohon Afrikës së Jugut biletën për në Kupën e Botës "Brazil 2014", duke i lënë vendin Etiopisë.Goli që vendosi rezultatin final 2-1 u shënua nga sulmuesi afrikano-jugor, Bernard Parker, i cili në tentativë për ti paraprirë kundërshtarit, dërgoi topin në rrjetën e tij. I njëjti lojtar shënoi edhe golin e barazimit (1-1).Kjo humbje shuan shpresat e Afrikës së Jugut për të marrë pjesë në Brazil 2014" duke i lënë vendin kryesuesve të Grupit A, Etiopisë, e cila nuk është ndëshkuar nga FIFA pas futjes në lojë të një futbollisti që nuk ishte i grumbulluar