Vazhdon dueli Milan-Juve për sulmuesin Tevez
Dueli mes Milan dhe Juventus për sulmuesin Tevez sa vjen e bëhet më interesant. Galiani dhe Marota janë vënë në një rivalitet të madh mes tyre, për të arritur objektivin madhor të këtij sezoni, gjetjen e një sulmuesi. Për të dy drejtuesit, arritja e një marrëveshje me argjentinasin do të ishte një triumf në këtë merkato sa të vështirë aq edhe të kushtueshme.Sipas “Sport Mediaset”, kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e sumuesit të Sitit, i cili është në dilemë mes Badhezinjëve dhe Kuqezinjëve. Në orët e fundit, Milan duket më i favorizuar për të marrë shërbimet e yllit argjentinas, por si gjithmonë Marota e ka të vështirë të dorëzohet para kohe. Ndaj duhet pritur deri në minutën e fundit për të mësuar se kush do të jetë triumfuesi në duelin e nisur mes dy administratorve Marota dhe Galiani.Nga njëra anë kuqezinjtë për të siguruar kartonin e Tevez duhet të sakrifikojnë ndonjë lojtar dhe kryesori duket se është braziliani Robinjo. Ndërsa nga ana tjetër edhe Juventusit i duhet të bëjë të njëjtën gjë. Sipas “Sport Mediaset”, bëhet e ditur se tashmë bardhezinjtë i kanë vënë çmimin e shitjes mesfushorit Markizio. Kartoni i tij do të kushtojë 35 milion euro, një shumë kjo që mund të përdoret fare mirë jo vetëm për Tevez por edhe për dy sulmuesit e adhuruar të Kontes, Jovetiç dhe Higuain. Që të dy kushtojnë nga 30 milion euro dhe Markizio duket se do të jetë lojtari që do të bëhet kurban në radhët e bardhezinjëve. Përveç tij, drejt largimit nga Juventusi është edhe Mirko Vuçiniç. Kjo javë pritet të jetë vendimtare jo vetëm për çështjen Teves por edhe për merkaton e dy skuadrave të mëdha Italiane, Juventus dhe Milan.