Manchester Citi ofron 40 milion euro + Dzeko, për Cavanin
Manchester Siti kërkon të bëjë goditjen e madhe në këtë merkato verore, ndërsa është hedhur në sulm për bomberin uruguaian, Edison Cavani.Sheiku Mansur dhe presidenti i klubit Al Mubarak, i kanë ofruar klubit të Napolit plot 40 milion euro plus Edin Dzekon, për të marrë kartonin e Cavanit, duke bërë kështu që shifra e ofertës në total të arrijë 56 milion euro, aq sa është edhe klauzola e vendosur nga presidenti De Laurentis për largimin e "El Matador".Sipas mediave Italiane, bëhet e ditur se kjo ofertë ka mbërritur tashmë në zyrat e skuadrës së Napolit, dhe ka tunduar presidentin Aurelio De Laurentis, i cili po e shqyrton seriozisht ofertën e ardhur nga "Qytetarët" britanik.Pas kësaj kërkese të drejtuesve të Sitit, Real Madrid dhe Chelsea janë sfumuar pak a shumë nga pretendimet e tyre për uruguajanin, pasi Florentino Perez nuk ka ndërmend të hedhë 60 milionë euro për të prishur klauzolën e sulmuesit, po ashtu edhe për Chelsean pasi, konfirmimi i Fernando Torres sërish tek "Blutë" e Londrës ka bërë që të sfumohen alternativat e sulmit.Me këtë ofertë të ardhur tashmë zyrtarish në ambientet e klubit napoletan, e ardhmja e Kavanit duket shumë më pranë Manchester Sitit se ndonjë skuadre tjetër. Me ardhjen e Pelegrinit në krye të Sitit merkato e kësaj skuadre duket se është ringjallur. Blerja e Kavanit do ta bënte më interesante këtë skuadër e cila prej kohësh kërkon përforcime në sulm. Nga ana tjetër edhe skuadra e Napolit që prej kohësh kërkon Dxekon, duket se nuk do të dalë e humbur nga kjo tratativë, pasi përveçse siguron një sulmues potent, mund të vërë në dispozicion të merkatos edhe një shumë prej 40 milion eurosh. Shumë e mjaftueshme kjo për të përforcuar skuadrën me lojtarë të tjerë të rëndësishëm.