PSG dy blerje për të bindur Villas Boas që të marrë drejtimin e skuadrës

Largimi i Karlo Ançelotit drejt Realit duket se është i pashmangshëm dhe këtë e vërteton më së miri fakti se drejtuesit e PSG janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij. Sipas mediave spanjolle bëhet e ditur se kalimi i Teknikut Italian në radhët e madrilenëve është vetëm çështje orësh, ndaj edhe drejtuesit e Parizienëve po bëjnë të pamundurën që të gjejnë sa më parë një zëvendësues.Pas shumë emrave që aludohen nëpër mediat ndërkombëtare, Andre Villas-Boas, duket se është prioriteti për pankinën e PSG. Tekniku portugez shihet në Francë si pasardhësi i Anchelotit në radhët e parizienëve.  Siç raporton tabloidi britanik "Sport Mirror", kampionët e Francës kërkojnë të bindin Villas-Boas me dy blerje shumë të rëndësishme që janë Garet Beil dhe David Luiz.Të dy këto lojtarë njihen shumë mirë nga tekniku i Spërsave pasi me Beil ai punon aktualisht ndërsa brazilianin David Luiz, e ka patur pjesë të skuadrës kur ai drejtonte Chelsin.Villas-Boas ka edhe dy vjet kontratë me klubin anglez dhe një klauzolë prej 10 milionë sterlinash, gjë e cila pritet të jetë edhe pengesa më e madhe tij për tu transferuar drejt kryeqytetit francez.Përveç Vilas Boas, një emër tjetër i madh i futbollit mund të bëjë surprizën e madhe në minutat e fundit dhe ky është Arsen Venger. Trajneri francez i Arsenal thuhet se është kontaktuar nga Leonardo për një rikthim të tij në Francë, por deri tani akoma nuk ka asgjë zyrtare.Kujtojmë që më parë drejtuesit e kampionëve të Francez kanë kontaktuar edhe Kapelon e Hidink për ti ulur në stolin e PSG, po nuk kanë arritur një marrëveshje të tillë.