Club World Ranking: Bayerni mbreti i futbollit në botë

Pas fitimit të tripletës sezonale, Bajern Mynih është mbreti i futbollit jo vetëm në Europë por në të gjithë botën. Këtë e tregon më së miri edhe renditja për klube e dizenjuar nga "Worldranking.com".Sipas kësaj renditje, kampionët e Gjermanisë dhe Europës për skuadra, kryesojnë me 16285 pikë. Pas Bavarezve vendin e dytë në renditje e zë Barcelona skuadra që vitet e fundit ka shfaqur futbollin më të bukur në planet, por që u shkatërrua në gjysmëfinalen e Chempions Ligë, pikërisht nga kryesuesit e kësaj renditje. Një vend në podium i është rezervuar edhe 9 herë kampionve të Europës, Real Madrid, që këtë vit edhe pse dështuan në synimin për të fituar trofeun e 10-të, sërish mbeten një skuadër e madhe dhe pretendente. Në Top 10-shin e kësaj renditje dominojnë spanjollët me tre ekipe, ku Barçës dhe Realit u bashkangjitet edhe Atletiko Madrid. Gjermania dhe Anglia me nga 2 skuadra, 1 Portugalia, 1 Brazili. Ndërsa surprizën e bëjnë koreano jugorët e Pohang Steelers, të cilët lenë pas ekipe si Juventus, PSG, Arsenal e shumë të tjerë.Përveç Juventus, asnjë skuadër tjetër italiane nuk ka hyrë në në Top 20-she.  Milani i teknikut Alegri renditet vetëm i 29-i, ndërsa më keq është situata për Interin i cili renditjet në vendin e 44-të apo edhe Napoli që mban vendin e 51-të. Përsa i përket skuadrave shqiptare, në këtë renditje situata është shumë e rëndë. Për të parë një ekip nga Shqipëria në këtë renditje duhet të shohësh nga vendi 752, vend të cilin e mbanë Skënderbeu , ndërsa një tjetër skuadër shqiptare në këto pozita është edhe Tirana e cila renditet në vendin e 773-ta me 153 pikë.Renditje këtyre dy ekipeve tregon qartë nivelin e dobët të kampionatit tonë edhe pse emrin e ka Superligë.