Ndahet nga jeta ish trajneri i kombëtares sonë, Josip Kuzhe

Josip Kuzhe nuk është më.Ish-trajneri i kombëtares u nda dje nga jeta në moshën 61 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, të cilën nuk arriti ta mposhte. Tekniku karizmatik, që drejtoi Kombëtaren Shqiptare për dy vjet, nga 2009 deri në 2011, këtë herë nuk arriti të dilte fitimtarë ndaj sëmundjes së Leuçemisë e cila i morri jetën. Ai vuante nga leuçemia që prej muajit Shkurt të këtij viti. Kuzhe ishte një njeri simbol për futbollin kroat, pasojë e rezultateve të arritura me Dinamon e Zagrebit por dhe e faktit që ishte tekniku i skuadrës në ndeshjen e famshme të 1990 me Cervena Zvezden, nga ku pati zanafillën dhe konflikti mes Serbisë dhe Kroacisë.Për ne shqiptarët ai u bë i njohur kur mori drejtimin e Kuqezinjve tanë. Me Kombëtaren Shqiptare ai regjistroi dhe fitoren më të thellë në historinë e futbollit tonë, 6-1 ndaj Qipros në "Qemal Stafa", ndërsa në total pati një bilanc pozitiv me shtatë fitore, gjashtë barazime dhe katër humbje. Shprehja simbol e tij dhe që e katapultoi lartë në zemrat e tifozëve ishte, se Kuzhe ndihej një prej nesh. Dhe në Shqipëri, në Shtator të vitit 2010, Kuzhe kaloi një sëmundje të rëndë, të cilën për fat arriti ta kalojë me sukses duke pasur dhe mbështetjen e tifozëve dhe të gjithë sportdashësve shqiptarë. Ai punoi duke dhënë gjithcka për këtë kombëtare, pavarsisht se pas largimit, emri i tij u përfol jo pak nga njerëzit e medias për të kaluarën e tij. Gjithsesi Josip Kuzhe për atë që arriti të jepte me kombëtaren tonë do të mbetet gjithmonë një prej nesh, një shqiptar i vërtetë në zemër që dha gjithçka për të ngritur futbollin shqiptar.Pas lajmit të hidhur mënjëherë ka shprehur ngushëllimet  në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, edhe Presidentit Armand Duka. Ai është shprehur se Kuzhe, përveçëse një trajner profesionist, ishte edhe një njeri shembullor dhe intelektual i madh. Ngushëllimit të presidentit i janë bashkangjitur edhe ngushëllimet e lojtarve tanë të kombëtares duke filluar me Kapitenin Cana e shumë të tjerë.