Atalanta jep ok që Migjen Basha ate jetë vetëm i Torinos

Dëshira e Migjen Bashës për të vazhdur karrierën me Torinon do të plotësohet. Duke filluar nga muaji i ardhshëm, kartoni i tij do t'i përkasë vetëm skuadrës së Torinos, ashtu siç shpresonte futbollisti i përfaqësues shqiptare të futbollit.Lojtari është në bashkëpronësi mes Atalantës dhe Torinos, por shpesh ka shprehur dëshirën që të qëndrojë në radhët e këtyre të fundit, pasi te torinezët ka gjetur më shumë hapësira për t'u aktivizuar dhe për të treguar vlerat e tij të vërteta. Mendohej se Torino dhe Atalanta do të nisnin diskutime të gjata për të ardhmen e futbollistit dhe se ndoshta bashkëpronësia e kartonit të tij do të rinovohej.Por gazeta "La Stampa" ka njoftuar se tashmë është arritur një akord mes palëve, pasi Atalanta ka bërë të qartë se do të lërë të lirë futbollistin e kombëtares shqiptare të bëjë zgjedhjen e tij. Kuptohet që drejtuesit e ekipit nga Bergamo nuk duan të dalin duarbosh nga kjo marrëveshje dhe për këtë arsye, kërkojnë 700 mijë euro nga Torino.Meqenëse drejtuesit torinezë e vlerësojnë shumë Bashën dhe kontributin që ka dhënë në dy sezonet e fundit, ata janë të gatshëm të paguajnë këtë shumë, për të mbajtur përsëri futbollistin në radhët e tyre.Në momentin kur kartoni i Bashës të kalojë plotësisht në pronësi të Torinos, pritet që lojtari dhe klubi të ulen në tavolinën e bisedimeve për të nënshkruar një kontrat të re mes tyre. Nga legjonarët e Kombëtares veterani Bogadani pritet të mësojë të ardhmen e tij me datën 1 korrik pasi për momentin po studion të gjitha ofertat e mundshme. Bomberi kuqezi është në përfundim të karrierës ndaj po studion me vëmendje gjithçka që të nëshkruajë me një skuadër e cila i siguron sa më shumë minuta në fushën e lojes pa përjashtuar këtu edhe një rikthim në Serinë B.